Telegrafi

Reagon klubi i Lincolnit: Ndeshja me Prishtinën u anulua nga UEFA, presim vendimin

Klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, ka reaguar zyrtarisht pas ndeshjes mes tyre dhe Prishtinës është shtyrë për herë të dytë brenda katër ditësh.

Në herën e parë, Prishtina kishte udhëtuar me një staf prej 40 personash, ku tetë futbollistë dolën pozitiv.

UEFA ua mundësoi edhe njëherë që kjo ndeshje të zhvillohej, ndërsa klubi ynë mblodhi një ekip nga klubet e Superligës.

Edhe në herë e dytë, tetë lojtarë dolën pozitiv, ndërsa ndeshja u anulua.

Kundërshtari i Prishtinës për këtë takim Lincoln Red Imps ka reaguar në faqen zyrtare të klubit, duke thënë se vendimi për anulim u morë nga UEFA, duke qenë e kundërta e asaj çfarë ka thënë Prishtina.

Lexo po ashtu FC Prishtina tregon kronologjinë e ngjarjeve në Gjibraltar: Kishim dhjetë futbollistë dhe një që kishte kaluar COVID-19, do të testohemi në Shkup ose Tiranë

“Ne mund të konfirmojmë se UEFA anuloi ndeshjen e sotme të planifikuar të UEFA Europa League mes nesh dhe FC Prishtinës”.

Çështja tani është dërguar në Organin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s që ata të marrin një vendim përfundimtar se si të zgjidhet situata. Klubi pret me durim vendimin e tyre”, thuhet në njoftim.

UEFA pritet të marr vendim për këtë takim që u rikthye në telenovelë. /Telegrafi/