Site icon Telegrafi

Reagon FC Shkupi: Lojëra të ndyra janë luajtur me ne që nga fillimi i sezonit

FC Shkupi ka reaguar sot përmes një video mesazhi ku sqarojnë, sipas tyre, padrejtësitë e bëra ndaj klubit të tyre.

Kampioni aktual hedh dyshime mbi mënyrën se si institucionet e futbollit në vend po e trajtojnë Shkupin, duke e krahasuar edhe me raste të ndodhura tek klubet tjera e që sipas tyre, janë zgjidhur dhe trajtuar ndryshe.

Në mesazhin e Shkupit përmenden edhe rastet e vitit të kaluar në ndeshjet me Shkëndijën e Tetovës dhe incidentet e ndodhura.

Shkupi humbi nga Struga si mysafir në derbin e fundit në Superligën e Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-0.

Reagimin e plotë të FC Shkupi mund ta ndiqni në videon e mëposhtme!

Exit mobile version