Telegrafi

Reagon Facebook: Nuk ju marrim para!

Thashetheme për parametrat e privatësisë në Facebook janë shpërndarë mijëra herë nga përdoruesit, ditëve të fundit.

Sipas disave, rrjeti planifikon të vë një tarifë prej 5.99 sterlinash për të mbajtur profilin privat.

Por, në reagimin e Facebook-ut thuhet:

“Përderisa mund të ketë ujë në Mars, mos i besoni gjithçkaje që lexoni në internet. Facebook është pa pagesë dhe gjithmonë do të jetë. Kopjimi dhe ripostimi i një njoftimi ligjor është vetëm mashtrim”.