Bersant Celina është ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e parë në përballje kundër Ishujve Faroe.
Celina që luan me Manchester Cityn, është ndëshkuar në fund të pjesës së parë.
Ai ka komentuar në rrjetin social Twitter pas përjashtimit.
Ai u ka dhënë zëmër bashkëlojtarëve. “Kartonë i kuq, përpara djema”, ka shkuar fillimisht Celina, ndërsa ka shpjeguar se pse është ndëshkuar, transmeton Telegrafi.
“Gjyqtari: Ti ndërhyre” ka shkruar Celona në gjuhën angleze.
“Mora karton pasi e shtyra atë. Mos mendoni se nuk ka karton të kuq kur e shtynë dikë. ”.
Celina është një talent i madh, por duhet të jetë më serioz pasi përfaqëson një shtet siç është Kosova, që ka nevojë për fitore dhe rritje./Telegrafi/