Site icon Telegrafi

Reagojnë zyrtarët francezë pas deklaratës së Benzemas

Sulmuesi Karim Benzema ka shkaktuar një stuhi para kampionatit evropian, Franca 2016, duke shtuar se lënia e tij jashtë kësaj ngjarje ka motive raciste.

Benzema ka thënë për Marca se përzgjedhësi Didier Deschamps është përulur para presionit të një partie raciste politike franceze.

Ndaj komenteve të tij kanë reaguar politikanët francez të cilët i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Ministri i Sportit në Francë, Patrick Kanner i ciki ka thënë se e kupton zhgënjimin e Deschamps, por që deklaratat e tilla nuk janë të pranueshme mbi vendimet e Deschamps dhe as personalitetit të tij.

“Bëjë thirrje për qetësi dhe koncentrik në Euro 2016. Kanner ka thënë se 23 anëtarët e përfaqësues presin këtë përkrahje. Kështu që ta ndërpresim këtë debat”.

Po ashtu reagim ka pasur edhe ish-ministri Francois Fillon i cili do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkruan klan kosova.

“S’kam qëndrim për këtë. Çdoherë sjellja e problemeve në kombëtare që kanë të bëjnë me racën, fenë dhe prejardhjen etnike, janë jo të shëndetshme”.

Exit mobile version