Prishtina duhet ta mposhtë klubin St Joseph’s nga Gjibraltari, për tu përballur pastaj me Rangers në raundin e parë eliminator të Ligës së Evropës.
Klubi gjigant skocez drejtohet nga legjenda e futbollit botëror, Steven Gerrard.
Klubi skocez ka reaguar për shortin në rrjetet sociale, me një foto të bukur për tifozët që do të udhëtojnë jashtë vendit.
🆕 @EuropaLeague First Qualifying Round Draw
Prishtina (KOS) or St Joseph's (GIB) v Rangers pic.twitter.com/41TZUR5MXU
— Rangers Football Club (@RangersFC) June 18, 2019
Gjiganti skocez po ashtu ka shtuar që tifozët të mos bëjnë rezervime, pasi që duhet të kuptohet fituesi i ndeshjes Prishtina – St Joseph’s.
⚠️ We strongly advise supporters do not book or make any travel arrangements until the fixture arrangement (home/away) is confirmed on our website and social media channels.
— Rangers Football Club (@RangersFC) June 18, 2019
Në anën tjetër vëmendjen më të madhe Prishtinës ia ka dhënë ‘The Scottish Sun’, që ka folur për historinë dhe skuadrën aktuale të klubit më të madh në Kosovë.
Aty shkruhet për trajnerin Mirel Josa dhe mbrojtësin Armend Dallkun, si pikat kyçe në skuadër.
Për përballen e mundshme Prishtina – Rangers kanë shkruar edhe ‘Herald Scotland’, ‘Scottish Daily Record’ e ‘Scotman’.
Po ashtu nuk kanë munguar edhe një shkrim nga Sky Sport dhe BBC, pasi trajneri i klubit të Rangers është Steven Gerarrd. /Telegrafi/