Jose Mourinho kishte një reagim qesharak, kur pa se gjyqtarit i kishte rënë kartoni i kuq nga xhepi në fund të ndeshjes.
Roma humbi 1-0 në shtëpi ndaj Napolit, me Victor Osimhen që shënoi në minutën e 80-të për kryesuesit e Serie A-së.
Ishte një mbrëmje zhgënjyese për Romën, e cila nuk realizoi asnjë goditje në portë gjatë gjithë 90 minutave. Në fund të ndeshjes në Stadio Olimpico, ka pasur përleshje mes dy grupeve të lojtarëve.
Trajneri i fitnesit të Romës ishte jashtëzakonisht i acaruar dhe pamjet e shfaqnin atë duke u përballur me gjyqtarin Massimiliano Irrati.
Mbrojtësi Rick Karsdorp gjithashtu u përball me zyrtarin dhe vuri duart mbi të – dukej se e akuzonte atë se qëndronte në këmbën e tij.
Referi kishte kartonin e kuq në dorë, por pas shpine teksa Mourinho po afrohej. Por, sapo pa kartonin, Special One e ndaloi veten në ecjen drejt tij dhe u nis me shpejtësi në drejtim të kundërt.
Trajneri portugez ka qenë në atë situatë shumë herë në karrierën e tij të suksesshme, por ka arritur të ruajë gjakftohtësinë në këtë rast.
Prapëseprapë, lëvizjet e tij ishin të dikutuara në rrjetet sociale – me një klip që grumbulloi 2.3 milionë shikime.
Mourinho saw the red card and dipped 😭pic.twitter.com/TlQwMaqAzi
— J (@MourinhoPics) October 23, 2022
Një fans bëri shaka: “Mourinho mendoi…gruaja dëshiron të shkojë në Abu Dhabi vitin e ardhshëm.. Nuk mund të përballoj një gjobë tjetër”.
Një tjetër komentoi: “A ka pasur ndonjë trajner më qesharak në historinë e lojës?”.
Një i tretë shkroi: “Special One i di betejat e tij”.
Një i katërti vazhdoi: “Askush nuk do të jetë kurrë aq qesharak sa Jose”.
Pas ndeshjes, Mourinho tha se besonte se kartoni i kuq iu dha një anëtari të stafit të tij, ndërsa gjithashtu e quajti Hirving Lozanon një lojtar simulues dhe e akuzoi atë se kishte sulmuar një nga lojtarët e tij. /Telegrafi/