Telegrafi

Reagimi i Pejës pas ndërprerjes së takimit

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori”, në kuadër të fazës grupore në Ligën Ballkanike, u ndërpre në çerekun e tretë për shkak të hedhjes së gjësendeve.

Rezultati ishte bindshëm në epërsi të pejanëve (47-54), të cilët do ta fitojnë me rezultat 20-0 këtë takim.

Lexo po ashtu Ndërpritet përballja mes Trepçës dhe Pejës

“Fatkeqësisht, ndeshja KB Trepça – KB PEJA ndërpritet pranë rezultatit 47-54 në të mirë të ekipit tonë”.

“Për shkak të hedhjes së gjësendeve në parket, referi i ndeshjes merr vendim për ndërprerje të lojës”.

“Kjo ndeshje pritet të përfundojë me rezultat 20-0 në të mirë të ekipit tonë”, shkruan në reagimin e Pejës në Facebook. /Telegrafi/