Telegrafi

Reagimi në kohë i Spinazzolas, në momentin që Jorginho shënon penalltinë fitues për Italinë

Gruaja e Leonardo Spinazzolas tregoi reagimin e mbrojtësit të Romës në momentin që Jorginho shënoi penalltinë fituese për Azzurrët.

Mbrojtësi po shikonte ndeshjen nga shtëpia pasi përfundoi një operacion të tendinit të Akilit të hënën.

Lexo po ashtu I futur në mes të lojtarëve të Italisë dhe këndonte për kalimin në finale të Euro 2020 – tifozi e zuri në befasi Verratin që mbeti i stepur

28-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në çerekfinalet e Euro 2020 kundër Belgjikës dhe do të mbetet jashtë fushe për gjashtë muaj.

Lojtarët italianë ia dedikuan fitoren atij, ndërsa ‘Spina’ festonte nga shtëpia.

Lexo po ashtu E ngatërroi me tifoz, Bonucci u ndalua nga sigurimi - por situata përfundoi me një përqafim

Mbrojtësi bërtiti ‘Grazie, Grazie’ dhe ‘Vamos’ ndërsa festonte me fëmijët e tij dhe postoi videon e reagimit të tij në Instagram.

Spinazzola pritet të fluturojë për në Londër të dielën për të parë finalen nga tribunat në Wembley. /Telegrafi/