Telegrafi

Reagimi i Muriqit pas debutimit në Ligën e Kampionëve me Lazion

(Foto: Instagram/vedatmuriqi)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Lazion në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen përballë Borussia Dortmundit.

Ekipi italian e fitoi sfidën e parë në kuadër të Grupit F, edhe atë me rezultat bindës prej 3-1 kundër skuadrës gjermane.

Muriqi, i cili iu bashkua Lazios këtë verë nga Fenerbahce, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquin Correas.

(Foto: Instagram/vedatmuriqi)

“Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lazio!”, ka shkruar 26-vjeçari në postimin e tij.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi debuton në Ligën e Kampionëve me Lazion

Këtij publikimi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ndeshja kundër skuadrës gjermane. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/vedatmuriqi)