Site icon Telegrafi

Reagimi i Mbappes për debutimin e sensacionit italian te PSG

Mesfushori italian, Cher Ndour, bëri debutimin e tij për PSG-në të dielën dhe u urua nga superylli Kylian Mbappe.

Ndour i ishte bashkuar klubit francez nga Benfica gjatë verës dhe bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në fitoren 4-1 ndaj Lyonit. Ndour u prezantua në katër minutat e fundit me PSG-në me rezultatin 4-1.

19-vjeçari reagoi për debutimin e tij dhe fitoren e PSG-së me një postim në Instagram që u pëlqye nga më shumë se 180,000 njerëz, përfshirë shokun e tij të skuadrës Mbappe.

Edhe superylli francez e ka uruar pas ndeshjes mesfushorin italian, duke e përqafuar brenda tunelit.

Ndour u bë kampion evropian me skuadrën U19 të Italisë verën e kaluar, duke mundur Portugalinë në finale.

I lindur në Brescia më 27 korrik 2004, ai luajti në sektorin e të rinjve të Le Rondinelle përpara se të bashkohej me Atalantan dhe më pas Benfican. Gjatë kohës së tij në Portugali, ai u bë lojtari më i ri që bëri debutimin e tij në ekipin B të Benficas duke mposhtur rekordin e Joao Felix.

Ndour ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 me PSG-në. /Telegrafi/

Exit mobile version