Telegrafi

Reagimi i Januzajt pas golit vendimtar ndaj Atletico Madridit

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Sociedadi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në xhiron e fundit të edicionit 2019/2020 në kampionatin spanjoll.

Skuadra nga La Liga përfundoi në vend të gjashtë në tabelë pas barazimit (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Atletico Madridi.

Los Rojiblancos kishin shënuar të parët përmes Kokes në sfidën e zhvilluar në stadiumin Wanda Metropolitano.

Ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, anësori shqiptar, Adnan Januzaj, e realizoi golin vendimtar nga gjuajtja e lirë duke nxjerrë një pikë të artë.

Lexo po ashtu Adnan Januzaj i shënon Atleticos nga gjuajtja e lirë dhe e dërgon Real Sociedadin në Ligën e Evropës

Dhe padyshim se 25-vjeçari i është gëzuar këtij suksesi, ashtu që ka reaguar në rrjetet sociale duke i publikuar fotografitë nga festa të shoqëruara me një “Pooo…”, me ngjyrat e klubit dhe një zemër. /Telegrafi/