Telegrafi

Reagimi emocional i Bruno Fernandes pasi gazetari e lavdëroi për përkushtimin e tij ndaj Man Utd

Bruno Fernandes u ‘rrëmbye’ nga emocionet kur një gazetar thuri lavdata të mëdha për mesfushorin për disponueshmërinë dhe dedikimin ndaj Manchester United në intervistën pas ndeshjes me Liverpoolin.

Mesfushori portugez ka luajtur në çdo ndehsje të vetme në Ligën Premier këtë sezon, duke përfshirë fitoren dramatike me rezultat 4-3 ndaj Liverpoolit në FA Cup.

Që prej se iu bashkua klubit në 2020, mesfushori ka humbur vetëm një ndeshje për Unitedin për shkak të gripit, më saktë duelin ndaj Tottenhamit në mars të 2022 dhe përpjekjet e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur.

Pas ndeshjes së të dielës në ‘Old Trafford’, Bruno dha një intervistë për kanalin zyrtar të klubit për perfromancat e Amad Diallos dhe Antony, të cilët shënuan secili nga një gol.

Sidoqoftë, ai nuk e priti që edhe gazetari t’i jap atij merita të veçanta për sukseset e Man United.

“Ju keni qenë një kapiten këtu, duke dhënë lavdata për të gjithë, kështu që unë do t’i jap disa ty”, ka thënë gazetari fillimisht.

“Ju gjithmonë keni qenë i gatshëm për këtë ekip, ju gjithmonë jepni gjithçka që mundeni fizikisht. Është e duartrokitur nga tifozët në të gjithë stadiumin. Unë shpresoj se ju e dini se sa shumë ju duan tifozët”, është shprehur ai.

Ashtu siç mund të shihni nga pamjët më poshtë, Fernandes u ‘rrëmbye’ nga emocionet pas këtyre fjalëve nga gazetari./Telegrafi/