Telegrafi

Reagimi i Dani Alvesit kur mendoi para kohe se përfundoi ndeshja ndaj Perusë

Dani Alves (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Dani Alves shihej qartë se po e kërkonte me ngulm triumfin në Kupën e Amerikës, derisa Brazili e mposhti Perunë në finale me rezultat 3-1.

Mbrojtësi veteran i krahut e dërgoi vendin e tij drejt suksesit në garën më të madhe në Amerikën Latine, pasi nuk e kishin fituar trofeun qe 12 vite.

Mirëpo, 36-vjeçari ka treguar gjatë finales që u zhvillua të dielën mbrëma se po e kërkonte me ngulm triumfin në Kupën e Amerikës.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, ku edhe pritej vërshëllima e gjyqtarit, ndërsa në një moment Alves mendoi se përfundoi finalja.

Lexo po ashtu Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Ish-anëtari i Paris Saint-Germainit filloi të ulej në dy gjunjë për të festuar, por pak sekonda më pas e kuptoi që ndeshja ishte duke vazhduar.

Alves është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arrin t’i fitojë 40 trofe, e që po ashtu është shpallur edhe lojtari më i mirë në këtë edicion të Kupës së Amerikës. /Telegrafi/