Dani Alves shihej qartë se po e kërkonte me ngulm triumfin në Kupën e Amerikës, derisa Brazili e mposhti Perunë në finale me rezultat 3-1.
Mbrojtësi veteran i krahut e dërgoi vendin e tij drejt suksesit në garën më të madhe në Amerikën Latine, pasi nuk e kishin fituar trofeun qe 12 vite.
Mirëpo, 36-vjeçari ka treguar gjatë finales që u zhvillua të dielën mbrëma se po e kërkonte me ngulm triumfin në Kupën e Amerikës.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1148096149565390849
Ishin minutat e fundit të ndeshjes, ku edhe pritej vërshëllima e gjyqtarit, ndërsa në një moment Alves mendoi se përfundoi finalja.
Ish-anëtari i Paris Saint-Germainit filloi të ulej në dy gjunjë për të festuar, por pak sekonda më pas e kuptoi që ndeshja ishte duke vazhduar.
Alves është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arrin t’i fitojë 40 trofe, e që po ashtu është shpallur edhe lojtari më i mirë në këtë edicion të Kupës së Amerikës. /Telegrafi/