Telegrafi

Reagimi i Cesc Fabregas në studio kur Spanja u eliminua nga Kampionati Botëror

Spanja dhe Cesc fabregas (Foto: Getty Images/YouTube)

Rrallëkush kishte pritur që Rusia ta eliminonte Spanjën nga Kampionati Botëror, mirëpo nikoqiri ia doli të kualifikohej në çerekfinale.

Në duelin e të dielës, ndeshja shkoi në vazhdime dhe rusët fituan pas ekzekutimit të penalltive.

Sergio Ramos nuk i mbajti lotët pas eliminimit (Foto: Getty Images)

Sergei Ignashevich shënoi autogol në minutën e 12-të, ndërsa para se skuadrat të shkonin në pushim, Artem Dzyuba e barazoi rezultatin.

Lexo po ashtu Lajmet për Kombëtaren e SPANJËS

Në gjysmën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Pasi rezultati ishte i barabartë edhe gjatë vazhdimeve, vendosën penalltitë, ndërsa rusët u treguan më efektivë.

Cesc Fabregas ka qenë një prej yjeve që ka munguar në ‘Rusia 2018’, mirëpo ai ka vazhduar ta mbështesë kombëtaren e tij.

Dëshpërimi i lojtarëve të Spanjës (Foto: Getty Images)

Të dielën, ai ndodhej në studion e BBC Sport duke e shikuar dhe komentuar ndeshjen dhe natyrisht se gjithçka e përcillte me emocione.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni reagimin e mesfushorit kur La Roja u eliminua. /Telegrafi/