Telegrafi

Reagimi i Alphonso Davies kur mësoi se e ka thyer rekordin e shpejtësisë, nuk mund ta besonte as vet

(Foto: Screenshot/Twitter/BT Sport)

Alphonso Davies ka qenë i njohur gjithmonë për shpejtësinë e tij, mirëpo të martën mbrëma ai ka vënë një rekord në kampionatin gjerman të futbollit.

Në ndeshjen ndërmjet Werder Bremenit dhe Bayern Munichut, 19-vjeçari vuri rekord shpejtësie prej 35.51 km/h në Bundesliga.

Kanadezi e theu rekordin, i cili po qëndronte që nga viti 2011 dhe diçka të tillë nuk mund ta besonte as vet.

Kur gazetari e njoftoi duke i thënë: “Ke vënë rekord të ri prej 36.51 km/h…”, ai nuk mund të besonte, saqë reagoi me gjeste duke thënë: “Vërtet?” dhe më pas vazhdoi duke thënë se angazhohet për ta kryer detyrën e tij në fushë.

Lexo po ashtu Alphonso Davies i pandalshëm: Thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesligë

Ndryshe, pas fitores prej 1-0 në udhëtim te Werderi, Bayerni e fitoi titullin e tetë radhazi në Bundesliga dhe të 30-të në histori të klubit. /Telegrafi/