Telegrafi

Reagimet e para të lojtarëve të ekipit Bad News Eagles që sot u kualifikuan në PGL Major Antwerp

Në Bukuresht të Rumanisë, sot ekipi shqiptar ‘Bad News Eagles’ dhanë lajmin e keq për çekët Sinners, por lajmin e mirë për shqiptarët anembanë se do të kualifikohen në PGL Major Antwerp!

Pas një ndeshej super emocionuese e cila zgjati mbi 2 orë, ku Bad News Eagles filluan me humbje në Mirage, por vazhduan me 2 fitore radhazi në Nuke dhe Inferno, ekipa shqiptare arriti ta mposhte ekipin Sinners për ta shkruar historinë si ekipi i parë nga Ballkani që merr pjesë në ligën Major!

Lexo po ashtu Shkruhet historia, ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO

E emocionet ende nuk kanë të ndalur mes komunitetit, por edhe tek vet lojtarët të cilët i kanë bërë edhe reagimet e tyre të para në rrjete sociale.

“Jam duke qarë” ka shkruar Flatron “juanflatroo” Halimi në Twitter menjëherë pas fitores.

Në anën tjetër, truri i ekipit, lideri i lojës Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci ka thënë se është pa fjalë dhe i ka falënderuar të gjithë të cilët i kanë mbështetur dhe besuar në ta.

Klesti ‘stikle-‘ Kola, trajneri i ekipit, ka treguar se ëndrra u bë realitet dhe që sapo janë bërë ekipa e parë në ligën Major pa pasur një organizatë e cila i përfaqëson!