Telegrafi

Reagim SPEK-ut ndaj ftesës së menaxhmentit të KEK-ut

Fillimisht do të doja që menaxhmentit të KEK-ut dhe opinionit në përgjithësi tu bëjmë të njohur se nuk jemi ,,individ të paprecedent dhe të pa përgjegjshëm” siç na quajnë ata që vetë janë të tillë. SPEK-u është Organizatë Sindikale legale e cila mbron të drejtat dhe interesat e anëtarëve të vet. SPEK-u është nënshkruese e Marrëveshjes Kolektive me Menaxhmentin e cila është në fuqi ende (e vazhduar në mënyrë të njëanshme nga ana e menaxhmentit që nga viti 2007).

Shqetësimi i menaxhmentit nga kërkesat institucionale të drejtuara me kërkesën e të punësuarve në mënyrë shumë transparente është i pa nevojshëm, ne nuk kemi kërkuar asgjë të pamundshme për tu realizuar.

Ftesa që u bëhet punëtorëve për pa dëgjueshmëri ndaj përfaqësuesve legjitim të sindikatës është vetëm dëshirë e keqe e këtyre njerëzve. Asnjë kërkesë e parashtruar nuk është e imagjinuar, ato janë rezultat i takimeve me të gjitha Sindikatat me të gjithë te punësuarit dhe për këtë e kemi mbështetjen e tyre. Përshkrimi i tillë i gjendjes në KEK është një ëndërr e mirë për te gjithë, realiteti për fat të keq është diçka tjetër.

Ne ju bëjmë me dije që në asnjë mënyrë, me asnjë veprim menaxhmenti nuk mund të jetë me dashamirës sesa klasa punëtore ndaj vetvetes, ndaj vendeve të punës për të cilat ata janë të shqetësuar, për të pasur paga të meritueshme, për të pasur ushqim të mjaftueshëm, për të pasur siguri jetësore e shëndetësore në vendin e punës, për të qenë të informuar lidhur me proceset që janë duke ndodhur pa pjesëmarrjen dhe miratimin e tyre, për të qenë të përfaqësuar aty ku merren vendime lidhur me interesin e tyre.

Më mirë do të ishte që menaxhmenti të angazhohet në fillim të debatit lidhur me qeshjet e ngritura se sa të bëj apele të pa realizueshme për pa dëgjueshmëri ndaj përfaqësuesve të interesave të punëtorëve.

Ne nuk po ju revanshohemi me ftese për mos dëgjueshmëri ndaj Jush për momentin por nëse vazhdoni të jeni të tillë sigurisht që kjo do të ndodhë. Ne jemi në gjendje ti kuptojmë shqetësimet e menaxhmentit se pse ata kanë benifite me të larta se sa Presidenti, Kryeministri e Ministrat e Qeverisë. Sigurisht që do të kenë jetën e shkurtër.

/Ne emër të Këshillit Grevist të SPEK-ut, Izet Mustafa/