Asamblisti nga radhët e AAK-së, Naim Bytyqi, ka reaguar lidhur me çështjen e ujësjellësit në zonën e Lugut të Baranit.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka shprehur shqetësimin e tij për atë që ai e konsideron një përpjekje për të justifikuar problemet me furnizimin me ujë në atë zonë.
“Tendencat e pushtetit lokal në Pejë për të arsyetuar problemin e ujësjellësit të Lugut të Baranit janë aq të dëmshme sa askush nuk i beson më”, ka thënë Bytyqi në reagimin e tij, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu theksoi se lidhja e ujësjellësit për këtë zonë ishte planifikuar të bëhej në fshatin Radavc dhe ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet që kanë çuar në mosrealizimin e këtij projekti ashtu siç ishte paraparë.
“Këto justifikime janë për qëllime elektorale, janë shumë të dëmshme dhe nuk i shërbejnë askujt”, ka shtuar Bytyqi.
Gjithashtu, Bytyqi ka shtuar se këto justifikime po bëhen për arsye zgjedhore.
“Jam i sigurt që nuk ka prokurori dhe as opozitë në asnjë vend të botës që e pengon dikënd nëse punon siç duhet në përputhje me ligjin. Këto justifikime janë për qëllime elektorale, janë shumë të dëmshme dhe nuk i shërbejnë askujt”, është shprehur Bytyqi.
Ai ka përfunduar duke thënë se këto janë vetëm tentativa për të vazhduar mashtrimin e banorëve të 18 fshatrave të Lugut të Baranit, Grabocit, Llozhanit dhe Dobërdolit. /Telegrafi/