Ish futbollisti i Lazios dhe Juventusit, Fabrizio Ravanelli, është ndarë shumë i kënaqur me atë çfarë ka parë te skuadra e Simone Inzaghit këtë kampionat.
Ravanelli është i impresionuar me talentet që i ka në gjirin e saj Lazio.
“Duhet të ju them se skuadra e Lazios këtë vit është një zbulim”.
“Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm si Felipe Anderson dhe Keita, që ta fusin frikën”.
Lazio momentalisht është në pozitën e katërt në Serie A. /Telegrafi/