Shefi i INEOS, Sir Jim Ratcliffe është i gatshëm të largohet nga gara për blerjen e Manchester United.
Miliarderi i lindur në Mançester ka shprehur dëshirën e tij për ta rikthyer Unitedin në majat e futbollit botëror.
Megjithatë, INEOS-i i tij po rivalizohet nga familja mbretërore e Katarit, të cilët po e bëjnë ofertën e tyre përmes Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani.
Ratcliffe u pyet për ofertën e tij për blerjen e United në një intervistë me Wall Street Journal.
“Si e vendosni çmimin e një pikture? Si e vendosni çmimin e një shtëpie? Nuk ka të bëjë me sa kushton ndërtimi apo sa kushton për të pikturuar”, ka thënë Ratcliffe.
“Ajo që ju nuk dëshironi të bëni është të paguani çmime idioteske për gjëra, sepse më pas ju pendoheni”.
Sheikët nga Katarit thuhet se do të bëjnë ofertën e dytë nesër (e mërkure), për të finalizuar sa më shpejtë blerjen e Unitedit në vlerë rreth tetë miliardë euro. /Telegrafi/