Sir Jim Ratcliffe më në fund ka kompletuar blerjen e një pjesë të aksioneve të Manchester United.
Agent Edward raporton se shefi i INEOS tashmë do të jetë bashkëpronarë me Familjen Glazers, ndërsa ka bërë edhe ndryshime e parë në hierarkinë e skuadrës.
“Richard Arnold ka vendosur të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të Manchester United pas 16 vitesh me klubin”, thuhet në komunikatën e Manchester United.
“Patrick Steëart do të marrë përsipër rolin e drejtori ekzekutiv si i përkohshëm, përveç rolit të tij ekzistues si Këshilltar i Përgjithshëm, me Richard që do të vazhdojë të ofrojë mbështetje kalimtare deri në fund të dhjetorit. Një proces kërkimi do të kryhet për një drejtor gjeneral të ri të përhershëm”.
Ratcliffe ka blerë 25 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa parashihet që ai të ketë deri në 70 për qind të tyre me kalimin e kohës. /Telegrafi/
Richard Arnold has decided to step down as Chief Executive of Manchester United after 16 years at the club.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 15, 2023