Në Spanjë, është ende e paqartë pse Luis Enrique nuk e udhëhoqi ekipin kombëtar në ndeshje me Maltën.
Spanja, si mysafir në ndeshjen e kualifikimeve për Euro 2020 fitoi 2:0, por kjo ishte në plan të dytë.
Megjithatë, gjashtë orë para ndeshjes, Federata e Spanjës njoftoi se trajneri Luis Enrique nuk do të udhëheqë ekipin dhe do të zëvendësohet nga asistenti i parë, 41-vjeçari Roberto Moreno.
Zyrtarisht u njoftua se spanjolli nuk do të jetë në bankën rezervë për arsye private dhe probleme familjare.
Gjithçka po ndodhte natën vonë të hënën. Enrique i informoi krerët e Federatës së Spanjës dhe bashkëpunëtorët më të afërt për problemin me të cilin po përballej.
Ai i kërkoi bashkëpunëtorëve të tij që të mos zbulonin arsyen e kthimit të menjëhershëm në Spanjë. Enrique u largua nga hoteli në orën katër të mëngjesit të martën i shoqërua nga psikologu i ekipit, Joaquin Valdes.
Ndryshe, ndihmësi i trajnerit, Moreno tha pas ndeshjes “nuk ka asgjë për të festuar” dhe se “Enriques dhe familjes së tij i dëshirojmë më të mirën “, duke sugjeruar se pas gjithë kësaj ishte një problem i madh familjar. /Telegrafi/