Site icon Telegrafi

Rastet për tradhti janë tërheqëse, si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat

Couples at cafe table, woman's foot touching man's ankle, low section

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se më shumë se një e treta e femrave kanë tradhtuar gjatë një periudhe kohore, transmeton Telegrafi.

Rreth 12% e zonjave e kanë pranuar se kanë menduar për tradhtinë, por se kurrë nuk ia kanë dalë ta shndërrojnë në vepër.

Tradhtinë e tyre e kanë pranuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej.

Sipas fjalëve të Lyn Fletcher, eksperte australiane për lidhje, femrave shumë më tepër tash u ofrohen mundësi për tradhti, në krahasim me kohën e kaluar. Një pjesë të gjatë të kohës së tyre e kalojnë në vendin e punës, ku kanë qasje ndaj internetit dhe rrjeteve shoqërore.

Më shumë se 90% e pjesëmarrësve në hulumtim kanë pohuar se anës tjetër kurrë nuk do t’ia falnin tradhtinë, edhe pse për një periudhë të pacaktuar kohore ishin pikërisht ata që kishin tradhtuar.

Rreth 40% e meshkujve besojnë se puthja e dhuruar një femre tjetër nuk përbën tradhti. Në anën tjetër, vetëm 15% e femrave mendojnë se puthja e një personi tjetër është e arsyeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version