Varianti më i fundit i COVID-19, i njohur si Omicron është kthyer në tejet shqetësues në Britaninë e Madhe.
Numrat e të infektuarve janë në rritje, ndërsa në këtë mes nuk ka shpëtuar as bota e futbollit.
Tottenham apo Manchester United kanë konfirmuar rastet pozitive brenda organikës, ndërsa së fundmi, në ishull është marrë vendimi për të shtyrë ndeshjen mes Burnley dhe Watford.
The Premier League has confirmed that this evening's game against Burnley has been postponed due to a COVID-19 outbreak within the squad. #BURWAT
— Watford Football Club (@WatfordFC) December 15, 2021
Watford edhe pse kishin udhëtuar për të zbritur rregullisht në fushë, sërish e kanë pasur të pamundur për ta zhvilluar ndeshjen duke qenë se në momentet e fundit janë konfirmuar disa raste brenda grupit të futbollistëve si të infektuar me Omicron.
Vlen të theksohet se kjo bëhet ndeshja e tretë që anulohet në pak ditë në Ligën Premier, pas Tottenham-Brighton dhe Manchester United-Brentford. /Telegrafi/