Site icon Telegrafi

Rastet e dhunës në familje në Ferizaj shënojnë rritje prej 5.8 për qind

Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje. Por megjithatë here pas here rastet po shënojnë rritje duke u bazuar në raportet mujore të Policisë së Kosovës.

Gjatë muajit shkurt 2025, janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, prej të cilave 12 raste janë shënuar në Ferizaj, 2 në Kaçanik, 2 në Shtërpcë dhe 2 raste në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas raporteve të Policisë në krahasim, gjatë muajit shkurt 2024, ishin raportuar gjithsej 17 raste të dhunës në familje, prej tyre 13 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtërpcë dhe një rast në Hanin e Elezit.

“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit shkurt 2025 ka shënuar një rritje prej 5.8 %, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024”, thuhet në raport./Telegrafi/

Exit mobile version