Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Antwerp në kuadër të përballjes së dytë në Ligën e Konferencës.
Klubi nga Gjilani e filloi mjaft mirë takimin, por Marko Simonovski dështoi të shënonte kur ishte vetëm përball me portierin.
Me kalimin e minutave, shtohej edhe presioni nga të dyja skuadrat, por pa ndonjë rrezik.
Drita më pas filloi të tregohej edhe më e kujdesshme, duke u tërhequr disi mbrapa, me Antwerp që po sulmonte më shumë.
Mirëpo, klubi kosovar e prite një gabim nga ai belg, për t’i ndëshkuar ata që kalonin shumë thellë në zonën e tyre.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi pa gola, dhe nëse nuk ka fitues as në 45 minutat e dytë, atëherë ndeshja shkon në vazhdime. /Telegrafi/