Thirrja e merituar e anësorit të Chelseat, Marcos Alonso mbyll rrethin e asaj që duket si një “traditë” e njohur: tre gjenerata që kanë veshur fanellën e ekipit kombëtar spanjoll.
Marcos Alonso Imaz ‘Marquitos’ (gjyshi), Marcos Alonso Pena (babai) dhe Marcos Alonso Mendoza (djali) kanë arritur diçka të pazakontë në Spanjë.
Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui e ka ftuar lojtarin e skuadrës angleze për herë të parë për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë dhe Argjentina … dhe kështu saga ‘Marcos Alonso’ në ekipin spanjoll mund të vazhdojë.
Gjyshi
Marcos Alonso Imaz, i njohur më mirë si ‘Marquitos’, debutoi me ‘La Roja’ kur kishte 21 vjet në vitin 1995. Megjithëse u ftua në pesë raste, ai luajti vetëm dy ndeshje. Në nivelin e klubit, Marquitos luajti tetë sezone te Real Madridi dhe fitoi pesë Kupa Evropiane dhe pesë herë La Ligan. Ai gjithashtu veshi fanellën e Racing Santanderit, Real Murcias dhe Herculesit.
Babai
Marcos Alonso Pena. Ai luajti 22 ndeshje me ekipin kombëtar spanjoll (35 ftesa), ku mund të nxjerrë në pah fazën e kualifikimit të Kampionatit Evropian të vitit 1984 (duke përfshirë 12-1 të paharrueshëm në Maltë). Gjatë karrierës futbollistike veshi fanellën e Racing Santanderit, Logrones, Barcelonës dhe Atletico de Madrid.
Marcos Alonso
Thirrja e parë e Marcos Alonso me ekipin e parë erdhi pas paraqitjeve të mira me grupmoshat e reja deri në moshën 19-vjeçare. Ai u ngrit shumë në karrierë nën udhëheqjen e trajnerit italian të Chelseat, Antonio Contes ndërsa formua si lojtar në kategoritë e reja të Real Madridit, gjithashtu luajti në Bolton, Fiorentina dhe Sunderland. /Telegrafi/