Rasmus Hojlund nuk do të bëjë debutimin e tij në Manchester United në ditët e ardhshme.
Sulmuesi pësoi një lëndim të vogël në parasezon me Atalantën.
“Ai nuk është gati për të luajtur tani – duke u stërvitur si gjithmonë, por do të duhen disa javë për të arritur gjendjen e plotë fizike”, shkroi Fabrizio Romano në Twitter.
Hojlund u prezantua para tifozëve sot (e shtunë) në Old Trafford para ndeshjes parasezonale me Lens.
Ai u transferua nga Atalanta për shumën e 75 milionë eurove, ndërsa dhjetë milionë janë në bonuse.
Lojtari pritet të jetë sulmuesi kryesor i Manchester United, pasi ata dështuan ta merrnin Harry Kane para tij. /Telegrafi/