Site icon Telegrafi

Rasmus Hojlund ka përmbushur tashmë një ëndërr te Man United

Rasmus Hojlund ka thënë se ai gjithmonë ka ëndërruar të transferohet në Old Trafford.

Danezi e realizoi këtë ëndërr, kur u prezantua sot (e shtunë) si lojtar i Manchester United

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të transferohesha në Old Trafford”, ka thënë sulmuesi.

Lexo po ashtu Rasmus Hojlund nuk është ende gati të luajë për Man United

“Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer këtë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë. Është ende herët në karrierën time, por e di që jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”.

“Pasi fola me trajnerin, e dija se ky mjedis do të ishte i përsosur për zhvillimin tim. Po shijoj mundësinë për të punuar me një nga trajnerët më të mirë në botë”.

“Nën drejtimin dhe mbështetjen e tij e di se jam në gjendje të arrij gjëra të mëdha së bashku me shokët e mi të rinj në këtë klub të veçantë”, ka shtuar më tej lojtari.

Hojlund iu bashkua Manchester United nga Atalanta për shumën e 75 milionë eurove me 10 milionë që janë në bonuse, me shumën që mund të shkojë në total në 85 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version