Site icon Telegrafi

Rasmus Hojlund i bëri kërkesë të veçantë Robin van Persit kur ai vizitoi Carringtonin

Rasmus Hojlund është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa ka zhvilluar së fundmi një bisedë me ish-sulmuesin e Manchester United, Robin van Persie.

21-vjeçari, i cili iu bashkua United nga skuadra e Serie A, Atalanta në verë për një shumë prej 80 milionë eurosh, nuk arriti të gjente rrjetën në 14 ndeshjet e tij të para në Ligën Premier.

Por, danezi në formë ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit për skuadrën e Erik ten Hag, duke përfshirë një dygolësh në fitoren e tyre 2-1 ndaj Luton Town të ​​dielën.

Lexo po ashtu Befasi e madhe nga Anglia: Liverpooli dhe Man United paraqesin ofertat për Mbappen

Kur Robin van Persie vizitoi terrenin stërvitor të Djajve të Kuq këtë muaj për të përfunduar marrjen e licencës së trajnerit nga UEFA Pro, Hojlund ishte i etur të mësonte nga ish-reprezentuesi holandez.

Në fakt, ai kërkoi një bisedë gjysmë ore ballë për ballë me Van Persie. Rio Ferdinand së fundmi foli për gatishmërinë e Hojlund për të përmirësuar lojën e tij pas një bisede me ish-shokun e skuadrës Van Persie.

Lexo po ashtu Zëvendësimi i Mbappes? PSG synon një yll të Ligës Premier

“Robin thotë se po bën shumë pyetje, shenjë e dikujt që dëshiron të mësojë, një studenti”, deklaroi Ferdinand në kanalin e tij FIVE në YouTube.

“Është bukur që përulësia e tij po shfaqet dhe dëshiron të mëspjë. Kjo premton për të ardhmen e këtij klubi”. /Telegrafi/

Exit mobile version