Site icon Telegrafi

Rashicën e do me çdo kusht gjiganti italian

Milot Rashica po luan me mjaft sukses edhe stinorin e tij të dytë me Vitessen.

Por ky stinor mund të jetë i fundit për talentin e madh kosovar pasi ai po ndiqet nga shumë skuadra të njohura evropiane.

E përditshmja italiane, CorrieredelloSport ka shkruar se gjiganti italian, Napoli po insiston për transferimin e Rashicës në verë.

Përveç rinovimeve të kontratave klubi bardh e kaltër po shikon mundësinë e transferimit të Rashicës.

Rashica ka shkëlqyer me asistimet dhe golat e tij me Vitessen këtë edicion duke e udhëhequr ekipin e tij drejt një pozite që i dërgon në Ligën e Evropës.

Napoli për transferimin e Rashicës thuhet se ka gati rreth shtatë milionë euro.

Gjithsesi interesim për talentin e Përfaqësueses së Kosovës ka shfaqur edhe gjiganti holandez Ajax. /Telegrafi/

Exit mobile version