Site icon Telegrafi

Rashican kthehet startues te Werderi, vjen fitorja e gjashtë për skuadrën e tij

Werder Bremeni ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit, me rezultat 3-1.

Anësori i Kosovës, Milot Rashica u kthye të luaj titullar në këtë ndeshje.

Ai pati paraqitje të mirë dhe luajti për 76 minuta, kur u zëvendësua nga Joshua Sargenti.

Ai kishte disa kalime të bukura dhe topa në zonë, por nuk shënoi e as nuk asistoi.

Kjo ishte ndeshja e parë si startues e tij, ndërsa ka edhe një gol të shënuar këtë edicion.

Për vendasit shënuan Mohwald, Harnik, e Sargent, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Lukebakio.

Werderi është në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Dusseldorfi mban vendin e fundit me vetëm nëntë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version