Milot Rashica ka arritur të shënojë edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Heidenheim, në fitoren e Werder Bremen 4-1.
Goli i tij është përfolur shumë, pasi ishte i bukur, ndërsa vushtrriasi e ka shpjeguar se ai provon shpesh goditje të tilla.
“Unë kam shënuar gola si ky edhe më parë, kjo është ajo për të cilën unë jam i aftë”, ka thënë Milot Rashica.
“Më pëlqen të gjuaj nga ai pozicion. Pashë hapësirën dhe pastaj gjuajta. Nëse nuk provoni, nuk mund të shënoni”, tha Rashica.
Këtë herë ai e kishte goditur topin me këmbën e tij të djathtë më të fortë, por ai mund ta bëjë këtë edhe me të majtën.
Rashica kishte shënuar tetë gola në 16 ndeshje të Bundesligës për Werder Bremenin sezonin e shkuar, plus tre gola në tri ndeshje të kupës.
“Pas çdo ndeshje ndjehem më mirë. Ishte e vështirë të mbetesha jashtë kaq gjatë për shkak të dëmtimit, por po përmirësohem çdo javë. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/