Telegrafi

Rashica vazhdon me asistime për Vitessen, asiston edhe ndaj Heerenveenit të Zenelit (Video)

Getty Images

Forma e mirë e Milot Rashicës te Vitesse ka vazhduar.

Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka asistuar te goli i katër i shënuar nga Ricky van Wolfswinkel, në fitoren 4-2 ndaj Heerenveenit të Arbër Zenelit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e lojtarëve shqiptarë nëpër botë

Ky ishte asistimi i nëntë i Rashicës këtë sezon në Eredivisie.

Vlen të theksohet se anësori shqiptar ka edhe dy gola për skuadrën holandeze.

Ndërsa asistuesi më i mirë në ligë është Hakim Ziyech i Ajaxit me 11 asistime . /Telegrafi/