Forma e mirë e Milot Rashicës te Vitesse ka vazhduar.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka asistuar te goli i katër i shënuar nga Ricky van Wolfswinkel, në fitoren 4-2 ndaj Heerenveenit të Arbër Zenelit.
Ky ishte asistimi i nëntë i Rashicës këtë sezon në Eredivisie.
Vlen të theksohet se anësori shqiptar ka edhe dy gola për skuadrën holandeze.
Ndërsa asistuesi më i mirë në ligë është Hakim Ziyech i Ajaxit me 11 asistime . /Telegrafi/