Telegrafi

Rashica shënoi gol fantastik në humbjen e thellë të Weder Bremenit ndaj Bayernit

Bayern Munich ka fituar me rezultat bindës ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë me rezultat 6-1.

Milot Rashica, ishte ai që e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 24-të, duke e kaluar në mënyrë perfektë Jerome Boatengun dhe e la të shtangur Manuel Neuerin, pas një asistimi të Dani Klaassen.

Por, duke se ky gol i yllit të Kosovës acaroi kampionin e Bundesligës që shënoi gjashtë gola në total.

Fillimisht ishte Philippe Coutinho (45’) që i barazoi shifrat me një asistim të Serge Gnabryt, derisa Robert Lewandowski  (45+4’) e përmbysi rezultatin me asistimin e brazilianit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në këtë dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Coutinho arriti që ta realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin në minutën e 63-të me një asistim të David Alabas.

Të njëjtën gjë e bëri edhe sulmuesi polak (72’) që shënoi për 4-1, e që u asistua nga Thomas Muller.

Më pas, sulmuesi gjerman e ndryshoi profesionin nga asistues në golashënues pesë minuta më vonë.

Coutinho ishte i pandalshëm në këtë takim, pasi realizoi het-trikun e tij të parë ën fanellën e Bavarezëve në minutën  78-të me një asistim të Ivan Perisic.

Pas javës së 15-të Bayern Munichu gjendet në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa Werderi në të 15-in me 14 sosh.

Në xhiron e 16-të kampioni i Bundesligës do të takohet me Freiburgun, gjersa skuadra e Rashicës do të ketë punë me Mainzin. /Telegrafi/