Bayern Munich ka fituar me rezultat bindës ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë me rezultat 6-1.
Milot Rashica, ishte ai që e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 24-të, duke e kaluar në mënyrë perfektë Jerome Boatengun dhe e la të shtangur Manuel Neuerin, pas një asistimi të Dani Klaassen.
Por, duke se ky gol i yllit të Kosovës acaroi kampionin e Bundesligës që shënoi gjashtë gola në total.
ROCKETTTTTT 🚀
(24') #FCBSVW 0-1 pic.twitter.com/4wlAKQJqQf
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) December 14, 2019
Fillimisht ishte Philippe Coutinho (45’) që i barazoi shifrat me një asistim të Serge Gnabryt, derisa Robert Lewandowski (45+4’) e përmbysi rezultatin me asistimin e brazilianit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në këtë dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Spiel gedreht! @lewy_official trifft nach einem Zuckerpass von @Phil_Coutinho kurz vor Pausenpfiff zum 2-1. #FCBSVW pic.twitter.com/ru3glSpOuN
— FC Bayern München (@FCBayern) December 14, 2019
Coutinho arriti që ta realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin në minutën e 63-të me një asistim të David Alabas.
Të njëjtën gjë e bëri edhe sulmuesi polak (72’) që shënoi për 4-1, e që u asistua nga Thomas Muller.
Puh, erst einmal durchschnaufen in der Halbzeit. #FCBSVW 2-1 pic.twitter.com/ufuLlToHQ7
— FC Bayern München (@FCBayern) December 14, 2019
Më pas, sulmuesi gjerman e ndryshoi profesionin nga asistues në golashënues pesë minuta më vonë.
Coutinho ishte i pandalshëm në këtë takim, pasi realizoi het-trikun e tij të parë ën fanellën e Bavarezëve në minutën 78-të me një asistim të Ivan Perisic.
— FC Bayern München (@FCBayern) December 14, 2019
Pas javës së 15-të Bayern Munichu gjendet në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa Werderi në të 15-in me 14 sosh.
Në xhiron e 16-të kampioni i Bundesligës do të takohet me Freiburgun, gjersa skuadra e Rashicës do të ketë punë me Mainzin. /Telegrafi/