Telegrafi

Rashica rrëfen momentin e golit: I thashë kapitenit se do të shënoj

Milot Rashica sërish tërhoqi vëmendjen dhe ishte vendimtar për ekipin e tij Ëerder Bremen – sërish nga stoli.

Anësori i Werder Bremenit hyri në fund të takimit në lojë, për të bërë ndryshimin e pritur prej tij.

Në gjuajtjen e lirë ai rrëfen se si kapiteni kërkoi prej tij gol pasi e mori përgjegjësinë për të ekzekutuar.

“Ishte pozicioni i duhur për të djathtën time”.

“Kapiteni më tha se nëse do të gjuaj atëherë duhet që të shënoj, pasi që dua ta ekzekutoj gjuajten e lirë”, tha Rashica pas takimit.

“Goli ishte për tifozët dhe për Pavlenkan. Ishte keq që e pashë atë të shtrirë. Kjo fitore na bën vërtet mirë”, përfundoi Rashica.

Reprezentuesi i Kosovës do të tentojë që të vazhdojë formën e mirë më 7 shtator ndaj Azerbaixhanit kur ai kthehet në aksion për Kosovën. /Telegrafi/