Shkarkimi i trajnerit Daniel Farke nga Norwich City e ka lënduar sulmuesin e Kosovës dhe klubit anglez, Milot Rashicën.
Norwich City dje (e shtunë) mori fitoren e parë këtë sezon në Ligën Premier, pasi mposhti Brentfordin me rezultat 2-1.
Megjithatë, kjo fitore nuk kreu punën për trajnerin Farke, i cili pas ndeshjes u shkarkua nga drejtuesit.
Klubi anglez njoftoi shkarkimin e trajnerit pas 208 ndeshjeve dhe katër vite e gjysmë në krye të skuadrës.
Ky shkarkim i Farkes ka lënduar sulmuesin e Kosovës, Rashicën, i cili nuk ka mundur të mos reagojë në rrjetet sociale.
“Faleminderit për gjithçka shef”, ka shkruar Rashica në postimin e bërë në Instagram.
Ndryshe, Farke njihet si personi kryesor që ndikoi në transferimin e Rashicës te klubi anglez në afatit kalimtar të verës së fundit. /Telegrafi/