Site icon Telegrafi

Rashica pranon çmimin e lojtarit të sezonit te Werder Bremeni

Milot Rashica e ka pranuar zyrtarisht çmimin e lojtarit të sezonit te Werder Bremeni.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është shpallur nga klubi gjerman si lojtari i tyre më i mirë për sezonin 2018/19.

Lojtari shqiptar që ndryshe njihet edhe me nofkën ‘Raketa’, në sezonin e kaluar shënoi 12 në 30 paraqitje e ndihmuan lojtarin ta fitonte çmimin.

Lexo po ashtu Rashica intervistë për Bild: Kosova, familja, bamirësia, Werder Bremen, ambiciet dhe e ardhmja

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, pati thënë: ‘’Kur Rashica ka topin, çdo kundërshtarë duhet ta ketë frikën’’.

Rashica është në kërkim të përmirësimit të paraqitjeve të tij nga sezoni i kaluar – një histori që e bëri atë një nga pasuritë më të vlefshme të Werderit.

Anësori shqiptar dhuroi paraqitje fantastike edhe në miqësoren e zhvilluar ndaj Evertonit që përfundoi pa gola, e që sezoni i ri pritet të jetë sërish i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version