Milot Rashica ka vazhduar me formën e mrekullueshme në futbollin gjerman.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënoje dhe një gol tjetër me fanellën e Werder Bremenit.
Vushtrriasi e ka hapur serinë e golave ndaj Schalke 04 në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Rashica realizoi një gol spektakolar në minutën e 65-të nga distanca për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.
Kur po kalon minuta e 85-të e ndeshjes, Werder po udhëheq me rezultat 2-0 ndaj Schalkes pasi golin e dytë e shënoi Klassen.
Kësisoj Bremen është afër ta sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/MaxM_Notts/status/1113534214962601984