Anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, duket se nuk e përjetoi mirë lënien jashtë ekipit për ndeshjen në shtëpi ndaj Hertha Berlinit që përfundoi me fitore 3-1.
Reprezentuesi i Kosovës u shokua me lajmin nga trajneri i tij se nuk është as i grumbulluar për ndeshjen ndaj Hertha Berlinit.
Trajneri 35 vjeçar, Florian Kohfeldt, bëri shumë ndryshime në formacion, duke lënë edhe emra tjerë të njohur jashtë formacionit, si Florian Kainz, i cili asistoi në fitoren e fundit ndaj Augsburgut.
Sipas Weser Kurier, Rashica i cili prentendoi dhe u prezantua si lojtar ekipor, nuk u tregua i tillë duke mos e pranuar lehtë lënien jashtë ekipit për sfidën ndaj Herthas. Ky vendim i trajnerit nuk befasoi vetëm lojtarin e Kosovës, por edhe adhuruesit e vet klubit gjerman.
Por, trajneri Kohfeldt ka mohuar një acarrim të raporteve me Rashicën, duke thënë se ai përkrahu ekipin nga zhveshtorja.
“Mënyra si e marrin djemtë konkrurencën është fantastike”.
“Milot Rashica ishte në zhveshtore, na ka përkrahur. Ky nuk është veprim vetiak”, deklaroi trajneri i Werderit pas ndeshjes ndaj Hertha Berlinit.
#Kohfeldt: Wir die Jungs den Konkurrenzkampf annehmen, ist fantastisch. @milotrashica war heute in der Kabine, hat unterstützt. Das ist nicht selbstverständlich. Auch #Kainz hätte mich heute nach dem Augsburg-Spiel durchaus fragen dürfen, ob ich nicht alle Latten am Zaun habe. pic.twitter.com/nBBACGd5GC
— SV Werder Bremen (@werderbremen) September 25, 2018
Se ka shumë konkurrencë te Werderi, kjo dihet. Se ka dilema në formacion, edhe kjo është evidente. Por, është e qartë po ashtu se Rashica e ka të vështirë të sigurojë minuta dhe një pozitë prej titullari, e se frustrimi i tij në një situatë të tillë do të ishte i natyrshëm.
Milot Rashica i solli fitorenWerderit me një gol në minutën e fundit nga gjuajtja e lirë ndaj Eintracht Frankfurtit, por as kjo nuk mjaftoi për të siguruar pozitën e titullarit. /Telegrafi/