Milot Rashica është shprehur i lumtur pas fitores së sotme (e shtunë) ndaj Augsburgut.
Werder Bremen fitoi thellë me rezultat 4-0 ndaj Augsburgut në pasditen e së shtunës.
Ylli i Kosovës, Rashica, ishte vendimtar duke shënuar dy supergola, ku njëri erdhi në minutën e pestë dhe tjetri në minutën e 28-të.
Kjo fitore me dy gola të shënuara dhe fitorja në mesjavë në kupë ndaj Werderit e ka bërë të lumtur sulmuesi nga Kosova, i cili ka folur pas ndeshjes.
🗨️ @milotrashica:
"A massive week with Dortmund and the important win today. We started well, scored early, and then went even further. We controlled the game. We worked on that in training."#werder #SVWFCA pic.twitter.com/7QArTyXUeg
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 10, 2019
“Një javë e madhe me Dortmundin dhe fitoren e rëndësishme sot”.
“Filluam mirë, shënuam herët dhe pastaj shkuam edhe më tutje”.
“Ne kontrolluam ndeshjen”.
“Ne kemi punuar këtë në stërvitje”, ka thënë Rashica pas ndeshjes. /Telegrafi/