Telegrafi

Rashica në formacionin e javës në Bundesliga me yje si Ribery, Lewa e Pulisic (Foto)

Milot Rashica ka dhënë vulën e parë në Bundesligën e Gjermanisë me fanellën e Werder Bremen.

Ai ka arritur të shënojë në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Koln.

Pas fitores dhe golit ai ka arritur ta gjej vetën në formacionin e javës të publikuar nga Transfermarkt.de.

Rashica vjen në pozitën e mesfushorit edhe pse në ndeshjen e fundit luajti në pozitën e tij të zakonshme në krahë.

Werder duke e festuar golin e Rashicës

Shqiptari në formacion gjendet me emra të njohur të Bayern Munich, Robert Lewandowski, Frank Ribery dhe Joshua Kimmich.

Në formacion janë  edhe futbollistët e Dortmundit, Batshuayi dhe Christain Pulisic.

Werderi në formacion e ka edhe mbrojtësin Milos Beljkovic dhe trajnerin Florian Kohfield. /Telegrafi/