Milot Rashica ka dhënë vulën e parë në Bundesligën e Gjermanisë me fanellën e Werder Bremen.
Ai ka arritur të shënojë në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Koln.
Pas fitores dhe golit ai ka arritur ta gjej vetën në formacionin e javës të publikuar nga Transfermarkt.de.
Rashica vjen në pozitën e mesfushorit edhe pse në ndeshjen e fundit luajti në pozitën e tij të zakonshme në krahë.
Shqiptari në formacion gjendet me emra të njohur të Bayern Munich, Robert Lewandowski, Frank Ribery dhe Joshua Kimmich.
Në formacion janë edhe futbollistët e Dortmundit, Batshuayi dhe Christain Pulisic.
Werderi në formacion e ka edhe mbrojtësin Milos Beljkovic dhe trajnerin Florian Kohfield. /Telegrafi/