Site icon Telegrafi

Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar të jetë startues te Werder Bremeni.

Ai luajti tërë ndeshjen ndaj Stuttgartit që u mbyll në barazim 1-1.

Milot Rashica është lavdëruar për paraqitjen që kishte në këtë ndeshje.

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Radiotelevizioni publik gjerman NDR në raportimin e ndeshjes e ka cilësuar Rashicën si lojtarin e vetëm që shkaktoi rrezik ndaj mysafirëve.

“Në sulm rrezikoi vetëm Rashica. Kosovari kishte dy raste të mira shënimi [minutat 15 dhe 30] dhe me shpejtësinë e tij i shkaktoi probleme mbrojtjes së Stuttgartit”, raporton ky televizion.

Rashica me Werderin janë në formë të mirë në Budesliga, ku e mbajnë vendin e tetë në renditje.

Vushtrriasi është kthyer në lojtarin e preferuar të tifozërisë me golat dhe depërtimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version