Site icon Telegrafi

Rashica luan 85 minuta, Werderi merr barazim në shtëpi

Kramer e Rashica (Foto: Fabian Bimmer/Pool via Getty Images)

Milot Rashica me Werder Bremenin e tij ka arritur të marr një barazim me shumë vlera ndaj Borussia Moenchengladbach (0-0).

Futbollisti ynë ishte prej më të mirëve në fushë, duke luajtur për 85 minuta e ku shpesh rrezikoi portën.

Dy rastet më të mira shqiptari i kishte në minutat 51 dhe 55 por portieri Jann Sommer ishte në vend.

 

Werder ka mundur të fitojë takimin sikurse Davie Selke të shënonte në fundin e takimit, kur ishte i vetëm me portierin Sommer.

Werder Bremen ka 22 pikë, dy pikë më pak se Fortuna Dusseldorf që mban vendin e 16-të që dërgon në play-off. /Telegrafi/

Exit mobile version