Site icon Telegrafi

Rashica lëshoi fushën i lënduar, trajneri i Werderit jep detaje

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në ndeshjen e të shtunës në mes të Werder Bremenit dhe Dusseldortit.

Werderi ka humbur me rezultat 3-1 në shtëpi nga Dusseldorfi në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Bundesliga.

Përveç kësaj, Bremeni ka humbur edhe shërbimet e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Lexo po ashtu Rashica e fillon mbarë sezonin e ri në Bundesliga, asiston në golin e barazimit te Werderi

Rashica u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 65-të të ndeshjes dhe në vend të tij hyri Niclas Fullkrug.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit gjerman, Florian Kohfeldt ka dhënë përditësime në lidhje me lëndimin e yllit vushtrrias.

“Lëndimi i Maximilian Eggestein nuk është serioz. Jam duke shpresuar se edhe Milot Rashica nuk është edhe aq keq”.

“Rashica gjithashtu kishte probleme me kofshën e tij. Shpresoj që ai do të shërohet shpejtë”, ka thënë trajneri i klubit gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version